Shkencëtarët tregojnë arsyen pse disa pacientë sëmuren rëndë nga koronavirusi e disa jo

Studiuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë gjetur arsyen se përse disa pacientë sëmuren rëndë nga infektimi me COVID-19 e disa të tjerë jo.

Studimi i publikuar në faqen “Science” shpërfaq ndryshime imunologjike dhe gabime në mostrat e pacientëve. Këto ndryshime, sipas studiuesve, e bëjnë dallimin mes rasteve të rënda dhe atyre mesatare të infektimit.

Gjetjet kanë treguar se ndryshimi kryesor qëndron në atë se si “sistemi imunitar nga lindja” e pacientëve, që është përgjegjës për t’i detektuar dhe për t’i shuar viruset dhe patogjenët e dëmshëm, i përgjigjet infektimit me virusin që e shkakton sëmundjen COVID-19.

“Këto të dhëna tregojnë se si sistemi imunitar ndryshon gjatë infektimit me koronavirus, duke çuar te disa sëmundje, dhe duke i prekur caqet shëndetësore potenciale”, ka thënë autori i studimit, Bali Pulendran, profesor i patologjisë dhe mikrobiologjisë e imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë, në Stanford.

Studimi ka hulumtuar reagimet imunitare të 76 personave të infektuar me koronavirus dhe 69 personave të tjerë të shëndetshëm. Studiuesit kanë zbuluar se te pacientët me simptoma të rënda të infektimit me COVID-19, shumica kanë nivele të rritura të molekulave që e promovojnë infeksionin. Tri nga këto molekula është vërtetuar se janë të lidhura me sëmundjet inflamatore të mushkërive, për dallim nga të tjerat, “por nuk janë shfaqur më parë në infektimet me COVID-19”. “Këto tri molekula dhe receptorët e tyre mund të përfaqësojnë caqe terapeutike, në luftimin e COVID-19”, ka thënë Pulendran. “Shkencëtarët gjithashtu gjetën nivele të larta të mbetjeve bakteriale, si ADN-në bakteriale dhe materialet e murit qelizor, në gjakun e pacientëve me raste të ashpra të COVID-19. Sa më shumë mbetje, aq më i sëmurë ishte pacienti – dhe më shumë substanca pro-inflamatore qarkullonin në gjakun e tij/saj’’, thuhej në njoftimin e Universitetit të Stanfordit.

Gjetjet sugjerojnë se në rastet e rënda të COVID-19, produktet bakteriale që zakonisht shfaqen në organet si zorrët, mushkëritë dhe fyti, mund të shkojnë edhe në rrjedhën e gjakut, duke e goditur inflamacionin e zgjeruar, që përcillet në të gjitha zonat, përmes sistemit të qarkullimit të gjakut.

Edhe pse e shfaqur shpesh në rastet e ashpra të COVID-19, koha e përgjigjes së këtyre qelizave është më e vonshme dhe efektiviteti në luftim të COVID-19 është më keq sesa pritet. Këto qeliza normalisht përgjigjen shpejt dhe në mënyrë të efektshme për komponentë tjerë viralë, sikurse “reagimi i parë’’ i sistemit imunitar.

Kjo i shtyn studiuesit të pyeten nëse numri i prezencës së këtyre molekulave i dallon infektimet mesatare me COVID-19 nga infektimet e ashpra, dhe nëse qelizat e gjakut nuk i prodhojnë molekulat vetë, nga vijnë ato?

Pulendran beson se ato rrjedhin nga indet në pjesët e tjera të trupit, sidomos nga pjesa e infeksionit – në këtë rast mushkëritë e pacientëve.

“Një nga misteret e mëdha të infeksionit COVID-19 ka qenë se te disa njerëz zhvillohen sëmundje të tjera, kurse të tjerët duket se e kalojnë shumë shpejt’’, ka thënë Pulendran. “Tani kemi disa të dhëna se përse kjo po ndodh”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT