Foto ilustrim

Një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje në Llapushnik, njofton policia e Kosovës.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tije, dyshohet nga pakujdesia ka goditë këmbësorin kosovar dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga organet përgjegjëse dhe është duke u trajtuar si aksident trafiku me lëndime. /DrenicaPress/