Bordi i ShSKUK-së ka marrë sot vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm Basri Sejdiu.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Telegrafit, të cilat kanë thënë se shkarkimi i Sejdiut ka ardhur si rrjedhojë e gjetjeve të Auditorit të Brendshëm për keqmenaxhim dhe performancë të dobët.
E përmes një komunikate Bordi i SHSKUK-së, ka konfirmuar shkarkimin e drejtorit Sejdiu.
“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur që në vend të Sejdiut ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë./Telegrafi/