Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan

Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan

Është shkarkuar drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Selvije Sylejmani.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka thënë se shkarkimi i saj ka ndodhur për shkak të nepotizmit në një konkurs.

Shkollat e mesme në Gjilan s’e përfillin thirrjen e kryetarit, vazhdojnë grevën. Në tri shkollat e mesme në Gjilan është duke vazhduar greva.

Klankosova.tv merr vesh se në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, atë Ekonomike “Marlin Barleti” e atë të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, greva nuk është ndalur, përkundër thirrjeve të kryetarit të komunës, Alban Hyseni.

Thirrja për kthim në shkolla dhe ndërprerje të grevës u bë nga katër kryetarët e komunave të cilat i udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa, Drejtoria e Arsimit në Podujevë dje ka njoftuar se mësimi në të gjitha shkollat e kësaj komune do të nis që nga dita e hënë, respektivisht sot.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT