Shkaqet kryesore të krijimit të zbokthit të flokëve

Që të mposhtim problemin, në përgjithësi është mirë të shmangim shkakun. Në rastet e flokëve me zbokth, kjo është parësore, sidomos nëse e shohim që as shampot specifike nuk po japin efektin e duhur. Ja disa nga faktorët që ndikojnë në krijimin e zbokthit:

1. Trashëgimia

Zbokthi në përgjithësi është i trashëgueshëm. Nëse njëri nga prindërit ka pasur problem me zbokthin, atëherë ju jeni i prirur për të vuajtur nga zbokthi. Sipas shkencëtarëve, zbokthi është i lidhur me praninë e disa gjeneve përgjegjëse për shkaktimin e tij.

2. Stresi dhe pagjumësia

Kjo është e vërtetuar shkencërisht dhe është arsyeja kryesore e shfaqjes së zbokthit. Specialistët deklarojnë se në rastin e mbingarkesës, lodhjes së  tepërt apo situatave stresuese shfaqet zbokth ose shtohet së tepërmi.

3. Mbajtja e vazhdueshme e kapeleve, kasketave rrit mundësinë e prodhimit të zbokthit pasi në këtë rast koka nuk ajroset siç duhet.

4. Përdorimi i tepruar i xhelit të flokëve, llakut apo produkteve të tjera të dëmshme për flokët.

5. Ndërrimi i shpeshtë i shampove e rrit mundësinë për krijimin e zbokthit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT