Një shqiptar nga Lugina e Preshevës rrezikon të dënohet deri në tetë vjet burg pasi akuzohet se shkaktoi një aksident  në Repubikën Çeke.

Shoferi i kamionit të një kompanie nga Presheva i moshës 68 vjeçare është arrestuar në këtë shtet dhe do të qëndrojë në burg në pritje të gjykimit, nën dyshimin për fajësinë e përplasjes së kamionit me një tren në një pikëkalim.

Si rezultat i kësaj përplasjeje, treni me 220 pasagjerë u hodh nga binarët, duke lënë tetë të plagosur dhe shkaktuar dëme materiale në vlerë prej rreth 1.4 milion euro.

Një gjykatë në Pragë vendosi të dielën që shoferi i kamionit, i cili u mbajt në paraburgim që prej të premtes pasi u trajtua në spital, të mbetet në burg.

Policia është duke e akuzuar atë për dëmtim të qëllimshëm të sigurisë dhe dëme që vijnë nga treni që u hodh jashtë një hekurudhe.