Shkaktarët e afteve në buzë

    Disa nga faktorët shkaktarë të afteve (ulçera të vogla, të dhimbshme në mukozën e gojës) janë:

     Defiçencë hematinike. Mbi 20% e pacienteve me afte kanë mungesë të hekurit, acidit folik apo vitaminës B.

     Probleme gastrointesinale të mos tretjes. Rreth 3% e pacientëve vuajnë nga çrregullimet gastrointestinale.

     Ndërprerja e cigares. Kjo mund të përshpejtojë ose përkeqësojë aftet e formuara në disa raste

     Stresi. Është vënë re se këto ulçera mukozale shfaqen apo përkeqësohen gjatë kohës së provimeve në shkollë

     Trauma. Kafshimi i mukozës dhe vendosja e punimeve dentare mund të qojë në formimin e ulçerave. Aftet janë të pazakonta në mukozën e keratinizuar

    Faktorët endokrinë në disa gra. Aftet janë të lidhura me rënien e nivelit të progesteronit gjatë fazës luteale të ciklitmenstrual dhe mund të zvogëlohen përkohësisht në shtatzëni

    Alergjia ndaj ndonjë ushqimi. Pacientet me aftet sipas rastit, mund të kenë alergji ndaj qumështit të lopës

     Sodium lauryl sulphate(SLS). Ky është një detergjent në disa produkte për kujdesin oral, i cili në disa raste mund të formojë ulçerat

    Ulçera të ngjashme me aftet mund të shihen ne paciente me HIV, neutropeni apo me defekte të tjera imunitare

    Droga, sidomos disa lloje të saj si nicorandili. Këto mund të shkaktojnë ulçera