Shiste kapuçin tradicional të serbëve, ja çfarë i bënë vajza shitësit në tregun e Krujës

Teksa ishte duke zhvilluar një vizitë në qytetin e Krujës një vajzë nga Kosova në dyqanin e një shitësi kapuçin tradicional të serbëve, kjo ishte një situatë aspak e këndshme, ndaj për ta “zhdukur” nga qarkullimi ajo kërkoi ta blinte.

Ajo ka dashur që të blejë të gjithë kapuçët e serbëve që ndodheshin aty, por ky ishte i vetmi që kishte ngelur, ndaj pasi e bleu, vajza e ka djegur.

“Pershendetje! Doja ta ndaja nje video me ju, nese e publikoni! Dje isha ne Kruje, dhe nje shites kishte ne shitje nje kapuc tradicional te serbeve/çetnikve… Jam kthy e kam bler, kerkova ne kishin me shum por tha vetem ate kishte dhe e kam grisur…”, kanë qenë këto fjalët e vajzës” për faqen “Shqipërinë e Bashkuar”.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT