Shiqoni videon policja e Kosovës: “I kam vra dytë, unë i kam vra me dorën tem, për qata s’i kam asnjanin prind”

Dy pjesëtarë të Poicisë së Kosocës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike e po ashtu kanë drejtuar ofendime të rënda ndaj një qytetari i cili po mbahej në stacionin e Policisë “Jugu” në Mitrovicë.

Qytetari i cili keqtrajtohet në stacion ishte lajmëruar në polici nga ish gruaja e tij për ngacmim seksual dhe pastaj kishte shkuar aty për të dhënë deklaratë.

Rasti ka ndodhur më 24 gusht të vitit 2020, dhe personi në fjalë ka kërkuar që deklaratën e tij ta japë në prani të avokatit, por pas kësaj fillon dhuna dhe ofendimet nga dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, T.M. dhe Rr.M.

Në një audioincizim që ka siguruar insajderi dëgjohet e gjitha saga e dhunës dhe ofendimit ndaj tij.

Derisa qytetari kërkon avokat dhe mundohet të shpjegojë mbi gjendjen e babait të tij, në ato momente ndërhyn policja T.M. e cila në formë ironike thotë se i ka vrarë prindërit e vet.

“Jo s’ka, i kam vra dytë, unë i kam vra me doren tem, per qata s’i kam asnjanin” – dëgjohet të thotë policja Teuta Muliqi.

Ndërkohë më herët polici Rr.M. i thotë ta largojë telefonin nga dora dhe dëgjohet duke e goditur.

“Hiqe telefonin se po t’i thej hunt (dëgjohet duke e goditur), ti mu qu në këmbë kur dush a, ulu aty, mos um kqyr se po t’i thej hunt, filozof se s’jam tu mshef kurgjo, mos um kqyr”, i thotë polici T.M.

Maltretimi ndaj qytetarit vazhdon për disa minuta, derisa dikur fillon edhe të qajë.

Qytetari rastin e ka lajmëruar në Inspektorat policor të cilët po merren me rastin.

Më poshtë gjeni audioincizimin:

- Advertisement -

MË TË FUNDIT