Shiqoni se si boksieri shqiptar ‘ia thyen’ hundët serbit (Video)

Boksieri shqiptar, Agim Abdullahu ka rrahur në një ndeshje boksi serbin Krstian Goluboviq, ku ky i fundit nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarëve për ndërprerjen e lojë që u zvhillua në Vjenë të Austrisë.

Abdullahu ka rrahur aq keq boksierin serb, sa që ndeshja ka përfunduar para kohe me vendim të gjyqtarëve, të cilët vlerësuan se Goluboviq nuk është në gjendje të vazhdoj luftën, transmeton Telegrafi.

Abdullahu, pas përfundimit të ndeshjes, sipas medieve serbe, ka provokuar Goluboviqin, pasi që ka përshëndetur boksierin serb duke mbajtur në krah flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT