Shikoni se si qeni mbron pronarin e tij nga ‘sulmi me thikë’ (Video)

Një video interesante po qarkullon në internet, ku shfaq momentin kur një qen reagon ashpër kundër personit që tenton të sulmojë pronarin e tij.

Kjo video besohet se është filmuar në Keni, ku shihet një burrë i maskuar dhe i veshur me rroba speciale kundër kafshimit nga kafshët, tregon se si një nga qentë e tij të trajnuar mund të dallojë sjelljen miqësore dhe atë kërcënuese, transmeton Telegrafi.

Qeni 2

Është interesant fakti se si qeni gjatë qëndrimit para pronarit të tij, mund të bëjë dallimin mes atmosferës miqësore dhe asaj paksa të tensionuar.

Dhe në momentin që personi tenton të sulmojë me thikë pronarin, ai reagon menjëherë duke i kafshuar dorën, për të parandaluar sulmin vdekjeprurës. /Telegrafi/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT