Shikoni se si kjo kalimtare e rastit, për disa centimetra i shpëton vdekjes (Video)

Një vajzë nga Britania duket se ka arsye të fortë të festoj, pasi në një video të postuar së fundmi në internet, shfaqet momenti kur kjo e re për një fije floku i shpëton vdekjes derisa një kamion me rimorkio për pak sa nuk e godet në kokë.

Vajza kishte dalë për ta shëtitur qenin e saj në rrugën Brownhill në Walsall, kur një kamion me rimorkio po kthehej në një kthesë, dhe për një moment dukej se do ta shtypte vajzën e cila në sekondat e fundit përkulet dhe i shpëton më të keqes, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është regjistruar nga kamerat e sigurisë së një biznesmeni të quajtur Anthony Hamilton-Clarke, i cili nuk kishte hezituar ta publikoi në internet videon, e cila shfaq momentin kur shoferi i pakujdesshëm për pak sa nuk e godet me rimorkio në kokë vajzën që kishte dalë për ta shëtitur qenushin e saj. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT