Shikoni momentin kur sulmohet familja e Messit në stadium (Video)

Kamerat televizive kanë kapur momentin turpërues kur tifozët e Kilit e sulmuan familjen e Lionel Messi në stadium. Prindërit, vëllezërit dhe motra e Messit u sulmuan gjatë finales ndaj Kilit nga pjesa e tifozerisë ultras në stadium.

Prezenca e tyre u rrezikua mjaft kur në këtë moment tifozët filluan të vërsuleshin drejt tyre ndërsa disa nga tifozët gjuanin edhe me mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Vëllau i Messit, Rodrigo ka pësuar lëndim në kokë nga goditja me një mjet të fortë.

U desht ndërhyrja e njësisë speciale për të shpëtuar familjen Messi të cilët i nxorën nga një pjesë tjetër e stadiumit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT