Shikoni çfarë bën në Durrës, burri i cili para tri ditësh qau se nuk kishte bukë për familje

Hamdi Aliut iu deshën vetëm pak minuta të qëndrojë para kamerës dhe të marrë vëmendjen e shumë shqiptarëve. Ai gjatë një paraqitje të rastësishme u përlotë duke kërcenuar me vetëvrasje, pasi siç tha ai, përmbaruesi privat i kishte bllokuar parat me të cilat po mbante gjallë familjen.

Ani pse Aliu tha se fëmijët i kishin ngelur pa bukë qe disa ditë, ishin vetë familjarët që demantuan atë, duke u bërë publike detaji se ai nuk i kishte punët siç deklaroi në fillim

Madje nga familja e tij kanë thënë se nuk është që i kanë edhe punët aq mirë me financa dhe gjëra tjera, por edhe pa bukë dhe gjërat elementare nuk janë, pasi që fëmijët e familjes së tij punojnë nga pak.

Në ndërkohë, tani po dalin detaje shtesë nga jeta e tij. Në një video të postuar në rrjetet sociale, e që është video e realizuar më herët, Aliu shihet duke kërcyer vallen në plazh.
Ndryshe, Aliu duke qajtur tha se familjen e kishte pa bukë që nga e premtja pasi përmbaruesi privat ia kishte bllokuar të ardhurat, mirëpo vetë shefi i televizionit ku u bë i famshëm Aliu, Berat Buzhala, e pranoi se rrëfimi nuk kishte qenë i sinqertë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT