Vedat Muriqi e ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar në fitoren 2-1 të Fenerbahces kundër Denizlispor, shkruan Gazeta Express.

25-vjeçari shënoi për 2-0 në minutën e 62-të, derisa golin tjetër e kishte shënuar Tolga Cigerci në minutën e 39-të.

Ky është goli i katërt për Muriqin këtë edicion në tetë paraqitje, ka dhuruar edhe një asist. /Gazeta Express/