Shikojeni Stephen Curryn e “çmendur” në NBA (VIDEO)

Stephen Curry po i heshtë të gjithë në NBA me paraqitjet e tij. Basketbollisti i Golden State është shëndrruar në një yll të pandalshëm për kundërshtarët. Curry realizoi 40 pikë dhe bëri 9 asiste në fitore e Golden State ndaj New Orleans Pelicans.

Por padyshim që momenti vendimtar i mbrëmjes ishte ky i sekondave të fundit të ndeshjes. Kur Pelicans thuajse e kishin të sigurtë fitoren pranë rezultatit 108-105, kështu nuk mendoi Stephen Curry.

Ylli amerikan shënoi 2 sekonda para fundit të ndeshjes një gjuajtje për 3 pikë nga një pozit tejet e papërshtatshme për të dërguar skuadrat në vazhdime.

Më pas Golden State tregoi fuqinë e saj duke fituar vazhdimet dhe ndeshjen për 3 me 0 në serinë e përgjithshme.

https://www.youtube.com/watch?v=0yfPt_FE4JU

- Advertisement -

MË TË FUNDIT