Ani pse sot temperaturat shkuan mbi 30 gradë celsius, pasditja u karakterizua me vranësira e fortunë shiu.

Madje, në qytetin e Mitrovicës dhe rrethinën e saj ka rënë edhe kokrriz.

Një banor i Çabrës ka thënë se para pak minutash fshati i tij u “bombardua” nga breshër me madhësi të konsiderueshme.

Madje, siç shihet edhe në foto, ata ra në forma të mëdha, jo të zakonshme.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse ky breshër ka dëmtuar kulturat bujqësore.