Shfaqen shenjat e para një telefoni Lumia të parametrave të lartë me platformën mobile Windows 10

Microsoft nuk do të nxjerrë në shitje një telefon të parametrave të lartë me sistem operativ Windows 10 pa mbërritur stina e Verës megjithëse detajet e tij mund ti marrim vesh shumë kohë përpara.

AdDuplex, kompania e cila ofron një platformë reklamimi në aplikacionet për Windows 8 dhe Windows Phone, tha se kishte gjurmuar një aktivitet të ri nga një telefon i ri Lumia. Detajet janë të frikshme: Ekran 5.7 inç me rezolucion 1080p dhe është ekskluzivitet i Windows 10.

AdDuplex shpeshherë ka rezultuar një burim i besueshëm përsa i përket spekulimeve të hershme. Në muajin Shkurt kompania kishte gjurmuar disa modele të reja buxhetorë Lumia të cilët Microsoft i prezantoi muajin pasardhës.

Vetë Microsoft ka bërë të ditur se nuk do të sjellë një smartfon të parametrave të lartë pa debutuar Windows 10 këtë verë. Ky model i ri Lumia mund të jetë ajo çfarë kompania ka në mendje dhe ajo çfarë konsumatorët kanë vite që po presin.

Javën e ardhshme MIcrosoft do të mbajë konferencën e saj “Build” për zhvilluesit ku do të zbulojë disa detaje të rëndësishme sidomos në lidhje me aplikacionet e platformës Windows. Mbase kompania do të krijojë tek ne një ide të qartë sesi do të ngjasojë ky smartfon i ri me Windows 10.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT