28 Nëntori në Drenas do të shoqërohet me një varg aktivitetesh.

Në agjendë shkruan se sot, më 28 Nëntor, delegacioni i komunës së Drenasit, në ora 09:30 do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

10:00 – Homazhe në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Morinë

10:30 – Homazhe në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë

11:00 – Seancë Solemne e Komunave të zonës së Drenicës (Drenas e Skënderaj) me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1443), të Ismail Qemailit (1912), ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë si dhe me rastin e zbulimit të shtatoreve të Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari. Seanca do të mbahet në Sallën e Kulturës në Drenas.

12:00 – Manifestimi qendror i zbulimit të shtatorëve të Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas. /Drenica Press/