Sheshi më i ri në Kosovë emërtohet “Azem e Shotë Galica” (FOTO)

Sheshi i ri në Vushtrri, që gjendet përballë Akademisë së Sigurisë Publike të Kosovës,nga dita e sotme do të mbajë emrin e heronjëve Azem e Shotë Galica.

Në përvjetorin e 90- të vdekjes se heroinës Qerime Halili “ Shota “, kryetari i Komunës së Vushtrrisë i ka propozuar Asamblesë Komunale që Sheshi i sapo ndërtuar të pagëzohet me emrin e këtij çifti trimash që lindën në zemër të Kosovës.

“ Me këtë propozim, duam që ne dhe gjeneratat pas nesh, t’i përkujtojmë këta trima që bënë histori, bënë epokë për mbarë kombin dhe për të nderuar heronjtë e kombit, birin e bijën e Drenicës, Azem e Shotë Galicën”,ka thëne Sami Istrefi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm në arsyetimin që prezantoi para këshilltarëve komunal,të cilët përkrahën edhe propozimin që në këtë shesh vitin e ardhshëm te ngritet shtatorja e këtyre trimave./Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare

- Advertisement -

MË TË FUNDIT