Sherr të Parma, Andi Lila godet bashkëlojtarin

Situata aspak e lehte te Parmes, mes rrogave që mungojnë që në fillim të sezonit tek renia në Serine B, bën qe humori të mos jetë optimal dhe të ndodhin edhe shpesh polemika brenda grupit.

Ashtu si sot ka ndodhur ne ndeshjen stërvitore, teksa protagonist ka qene Andi Lila, shkruan sportekspres.

Mbrojtësi kavajas, pas një kontrasti me te riun italian Xhuzepe Prestia, disa sekonda me pas është ballafaquar. I riu e ka ofenduar ne saje te ndërhyrjes qe shqiptari kishte bere, teksa ky i fundit e ka goditur me koke. Lajmi është bere i qarte tek portali i njohur “Goal.com”. Kane ndërhyre shokët e skuadrës për te qetësuar situatën mes te dyve, teksa me pas çdo gjë është rregulluar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT