“Sherlock” rikthehet me një lajm të veçantë

Pjesa e ardhshme e serialit të mirënjohur “Sherlock”, do të kthehet shumë mbrapa në kohë për t’u zhvilluar në një prapavijë viktoriane, ka bërë të ditur krijuesi i serialit, Steven Moffat.
Benedict Cumberbatch dhe Martin Freeman do të rikthehen në rolet e tyre si dekektivi më i veçantë dhe asistenti i tij, mirëpo mësohet se kjo pjesë nuk do të jetë në kuadër të serive tre-episodëshe të Sherlock, të cilat janë ndër më të shikuarat në botë. Detektivi i mprehtë dhe asisenti i tij do të kthehen mbrapa në kohë vetëm këtë herë.
“Nuk është pjesë e tri episodeve kryesore. Prandaj e bëmë kështu – dhe nuk mundëm ta fshehim aspak – është në erën viktoriane”, ka thënë Moffat për E! Weekly.
Mësohet se xhirimet kanë përfunduar, mirëpo BBC ende nuk e ka konfirmuar se kur do të fillojë të shfaqet.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT