Shërbyesi legjendar i 11 presidentëve amerikanë vdes me koronavirus

Një ish-shërbyes në Shtëpinë së Bardhë, i cili ka punuar për 11 presidentë në një karrierë që zgjati pesë dekada, ka vdekur nga koronavirusi në moshën 91 vjeç.

Ishte Jackie Kennedy që e vërejti Wilson Roosevelt Jerman, në kohën kur ai punonte si pastrues në Shtëpinë e Bardhë. Zonja e Parë e atëhershme e promovoi dhe që nga atëherë ai punoi si shërbyes.

Ishte mbesa e tij, Jamila Garrett, që tregoi rreth tij për Fox 5. Dekada më vonë z. Jerman u përkujtua nga një tjetër Zonjë e Parë, duke u shfaqur në një foto në librin me kujtime të Michelle Obama “Becoming”.

Duke nderuar kujtimin e tij,  zonja Obama tha se familja e saj ishte “me fat që e njohu”. “Me mirësinë dhe përkujdesin e tij, Wilson Jerman ndihmoi që Shtëpia e Bardhë të bëhej një shtëpi për dekada të Familjeve të Presidentëve, përfshirë edhe tonën,” tha ajo në një deklaratë për NBC News. “Shërbimi i tij për të tjerët – gatishmëria e tij për të shkuar më tej dhe parë larg për vendin që ai e deshi dhe të gjithë ata, jetët e të cilit  preku – është një trashëgimi e denjë për shpirtin e tij bujar”.

Jerman  vdiq me koronavirus fundjavën e kaluar.

Familjarët e z. Jerman thanë se ai qëndroi jo vetëm te Kennedys, të cilët ishin në Shtëpinë e Bardhë gjatë viteve 1961-63 dhe te Obamat, të cilët jetuan atje nga 2009 deri në 2017, por edhe të tjerë.

Karriera e z. Jerman filloi në vitin 1957 gjatë drejtimit  të Eisenhower. Në pozicionin e tij të fundit, ai shërbeu si një mikpritës në Shtëpinë e Bardhë gjatë Obamës.

Ai e la postin e tij në 2012 dhe Presidenti Obama e nderoi atë me një seri pllakatash-çmim, ku secila përfaqësonte secilin nga presidentët që ai kishte shërbyer, tha mbesa e z. Jerman, Shanta Taylor Gay për CNN.

Ai mbetet një figurë e rëndësishme për ata që studiojnë historinë e afrikano-amerikanëve dhe rolin e tyre në jetën politike. Ashtu si burrat e tjerë afrikano-amerikanë të gjeneratës së tij, ai tregoi dinjitet ndërsa shërbeu në një nga ato pak pozicione që i ishin në dispozicion në atë kohë, tha Koritha Mitchell i Universitetit të Shtetit Ohio, autor i “From Slave Cabinsto the White House”

Ajo tha se ai duhet ta ketë qënë i ngazëllyer që i dha fund karrierës së tij me Obamat në fund. Ai po punonte për zotin Obama, “një president dinjitoz që ishte edhe afrikano-amerikan”, tha ajo, duke shtuar: “Kjo duhet të jetë përjetuar si një fitore”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com