Shënohet dita Evropiane e të drejtave të pacientëve

Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë (PRAK), sot do të shënoj Ditën Evropiane e të të Drejtave të Pacientëve.
Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë (PRAK), e përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim sot do të shënojnë Ditën Evropiane e të të Drejtave të Pacientëve.
Temë diskutimi do të jetë “Korrupsioni në shëndetësinë Kosovare në raportin mjek – pacient” ku ndër të tjerë pjesëmarrës do të jenë edhe Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë, Hasan Preteni, Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, Markus Baechler, Drejtor i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Skender Syla, Drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Besim Kodra, Drejtor, i Shoqatës së të drejtave të pacientëve dhe Znj. Shqipe Neziri, menaxhere e projektit të UNDP-së SAEK.
Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë (PRAK), e themeluar në fillim të vitit 2013, si mision të vetin ka arritjen e një sistemi të kujdesit shëndetësor me “pacientin në qendër”.
Objektiv i shoqatës është fuqizimi i pacientit që të krijojë raporte partneriteti me akterët të tjerë në këtë sistem përmes pjesëmarrjes aktive në sistemin shëndetësorë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT