Shënohet Dita e Librit në Skenderaj

Më rastin e shënimit të Ditës së Librit, Qendra Rinore Publike e Skenderajt, sot në Sheshin “Adem Jashari” ka organizuar një aktivitet për nderë të kësaj dite. Në mënyrë simbolike janë vendosur libra më përbajtje të ndryshme në një pemë.
Të rinjtë dhe kalimtarët e rastit kanë pasur mundësinë t’i marrin librat që ishin vendosur në pemë falas si dhuratë nga kjo qender.
I vetmi mundim për ta siguruar një libër ka qenë ngjitja e tyre në shkallë, ose zgjatja e tyre për ta marrë një libër.
Aktiviteti ka pasur si qëllim kryesor nxitjen e leximit të librave te moshat e reja. Ai ka zgjuar interesimin e qytetarëve të Skenderajt dhe sipas Koordinatorit të Qendrës Rinore Publike Arben Veliu, librat e ekspozuara për tu marrë nga qytetarët janë marrë shpejt, kryesisht nga të rinjtë shkollarë. Ai theksoi se në të kaluarën në raste të tilla është bërë thirrje për dhurim të librit, kurse kësaj here Qendra ka dhuruar libra që kanë qenë në pronësi të saj.
Aktiviteti i sotëm është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Skenderajt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT