Shënohet 80 vjetori i vdekjes së Aleksandër Moisiut

Me organizim të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në tetëdhjetëvjetorin e vdekjes është kujtuar legjenda e artit skenik me famë botërore, shqiptari shquar Aleksandër Moisiu.
Doajeni i artit skenik në Kosovës, Sylejman Lokaj, ka interpretuar monolog nga shfaqja e Teatrit Popullor të Gjakovës, e cila ishte inskenuar tashe e tridhjetë e pesë vite, “Moisiu në unazën e Inflandit”, të autorit Musa Ramadani. Bujar Ahmeti dhe Vlera Pylla kanë interpretuar vargje që i janë kushtuar këtij gjiganti të skenës evropiane, i cili pas hapërimeve të para në skenë, u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore. Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Në këtë jubilee të vdekjes u prezantua edhe libri në shtegtim të kulturës “Tok me Moisiun” të autorit Isak Guta si dhe u shfaq premiera e filmit dokumentar “Sipari i pavarësisë” në regji të Dibran Fyllit. Aktivitetin e sotëm që u
zhvillua në skenën e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, e përshëndeti edhe Meriton Ferizi, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, i cili duke përgëzuar autorin për këtë veprimtari, njiherit ka uruar për 7 Marsin Ditën e Mësuesit, dhe duke theksuar se arsimi dhe arti janë dy elemente që fuqizohen me njera tjetrën. Edi Kastrati, aktor dhe drejtor i Teatrit të Gjakovës ka lexuar një kumtesë për aktorin Aleksandër Moisiu, për të cilën veçoi se “shkëlqeu kur në shqiptari nuk kishte as teatër, as shtet”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT