Higjiena e dobët orale përveçse shkakton një varg problemesh shëndetësore të gojës, mund të çojë edhe në diabet.
Një studim i realizuar kohë më parë ka zbuluar se format e avancuara të sëmundjeve të gingivës (mishit të dhëmbëve) mund të ndikojnë në zhvillimin e prediabetit, një gjendje e cila me kalimin kohës çon te diabeti i llojit 2.
Ekspertët e dinë se njerëzit me diabet janë më të prekur nga sëmundjet e gingivës, por vetëm tash është vërejtur se njëra mund të shkaktojë tjetrën. Studimi ka gjetur se çrregullimet periodontale mund të çojnë drejt zhvillimit të diabetit.
Sëmundjet e gingivave lidhen edhe me një varg të gjerë të problemeve tjera shëndetësore si sëmundjet e zemrës, infarkti, goditja në tru dhe bebet e lindura me peshë të pakët.
Ekspertët këshillojnë: Pastroni dhëmbët me brushë dhe pastë dy herë në ditë, pakësoni ushqimet dhe pijet me sheqer dhe vizitoni dentistin rregullisht. Kjo do të ulë gjasat nga zhvillimi i çrregullimeve të ndryshme shëndetësore, si diabeti, si dhe do të zbukurojë buzëqeshjen tuaj.