Shembja e skelës në kryeqytet, ndërron jetën punëtori i dytë

Ka ndërruar jetë punëtori i dytë, i cili prej rreth dy orësh ka qenë nën rrënoja si pasojë e shembjes së skelës në pallatin ku po punonte. Lajmi është konfirmuar nga polica, ku bën të ditur se ka ndërruar jetë O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.

Në spitalin  e Traumës në Tiranë janë dërguar dy nga personat të cilët u rrëzuan se bashku me skelën ku po punonin në një pallat 10 katësh në rrugën ‘Faik Konica’. Të plagosurit janë Genti Bardhi , 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç. Gazetarja e Report Tv, Doris Sollaku njofton se të plagosurit janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra në të gjithë trupin. Ndërkohë në spitalin e Traumës janë paraqitur edhe familjarët e të lënduarve të cilët kanë qenë të tronditur nga lajmi. /l.m

- Advertisement -

MË TË FUNDIT