Shembet parkingu në ndërtim e sipër, dy të vdekur në Izrael (Video)

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë të humbur, pasi një parking makinash në ndërtim e sipër u shemb në qytetin izraelit Tel Aviv.

Raportet thonë se një kolaps fillestar është sjellë nga një vinç i cili është rrëzuar, duke sjellë rrëzimin e shumëkatëshe, përcjell Telegrafi.

Sipas medieve të huaja, të paktën 20 persona janë trajtuar për lëndime, ndërkaq shtohet se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për shtatë të tjerë, që mendohet të jenë të bllokuar.

Ngjarja ka ndodhur në Ramat Hahayil, një zonë tregtare në veri të qytetit, një shtëpi e shumë bizneseve të teknologjisë informative. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT