Në fshatin Llaushë të Skenderajt ka rrëshqitur dheu, duke bllokuar gjysmën e rrugës, transmeton portali Drenica Press.

Banorët e fshatit Llaushë për Drenica Press thanë se kjo rrëshqitje e dheut mund të sjellë aksidente mes makinash, pasi njëra korsi e rrugës thuajse është bllokuar.

Ata bënë thirrje që Komuna e Skenderajt të ju dalë në ndihmë për të larguar dheun e shembur nga rruga.

Siç thanë banorët, “jemi taksa pagues të rregullt dhe komuna e jonë duhet të intervenoj e mos të mbes rruga në këtë gjëndje”./DRENICA PRESS/