Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, e ka shënuar një fitore spektakolare në Serbi duke e mposhtur boksierin nga Kuba, Ericles Torres Marin.

Meçi u zhvillua dje në Beograd në turneun “Petkos Boxing” ku po marrin pjesë shumë boksierë cilësorë.

31-vjeçar nga Tërnovci ishte spektakolar përballë Marin, të cilin e mposhti në rundin e dytë.