SHBA u bënë thirrje për kujdes shtetasve në Kosovë

“Edhe pse prostestat synojnë të jenë paqësore, ato mund të kthehen në konfrontime dhe të përshkallëzojnë në dhunë,” thuhet në një mesazh kujdesi për qytetarët amerikanë.

Në disa mesazhe sigurie të dhëna gjatë tetorit dhe nëntorit të Këshillit Konsultativ të Sigurisë (OSAC) pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, u bëhej dhe u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë që duhet t’u shmangen zonave të demonstrimeve dhe protestave në Kosovë.

“Edhe pse prostestat synojnë të jenë paqësore, ato mund të kthehen në konfrontime dhe të përshkallëzojnë në dhunë,” thuhet në një mesazh kujdesi për qytetarët amerikanë që udhëtojnë apo që janë aktualisht në Kosovë, raporton RTK

Një raportin vjetor mbi Kosovën që ishte dhënë në prill nga ky Këshill, përshkruhej kërcënimi nga terrorizmi rajonal dhe ndërkombëtar, ngjashëm si për shumicën e vendeve evropiane.  Mirëpo theksohej se ‘Kosova ka parë një rritje të ekstremizmit islamik në vitet e fundit.’

Mesazhe kujdesi për qytetarët amerikanë janë bërë disa gjatë dy muajve të fundit për shkak të protestave të opozitës që shpesh përshkallëzuan në të dhunshme. Bile personelit të Ambasadës Amerikane u është ndaluar qarkullimi në sheshin “Nëna Tereze” gjatë këtyre protestave.  Këto mesazhe janë dhënë më 14 dhe më 23 tetor për protestën para Kuvendit, pastaj më 21 tetor në Mitrovicën e Veriut, më 25 për protestën kundër vendimit të shkarkimit të Rektorit.

Gjatë nëntorit një mesazh i tillë është dhënë për protestën e 11 nëntorit të veteranëve të luftës në Pejë dhe mesazhi i fundit për kujdes për personelin diplomatik dhe qytetarët amerikanë për 19 nëntor për protestën e partive opozitare që gjithashtu qenë të dhunshme dhe pati të lënduar si nga policia ashtu edhe nga radhët e potestuesve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT