SHBA: Të shtëna me armë në sheshin e lojërave, 16 të plagosur

Të paktën 16 persona u qëlluan në New Orleans, Louisiana, kur persona të armatosur hapën zjarr mbi një turmë prej qindra njerëzve që u mblodhën në një shesh lojërash për filmimin e videos.

10 prej viktimave të lënduara nga të shtënat janë hospitalizuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit, njofton kanali lokal WWLTV, transmeton arbresh.info

Gazetarët që punojnë në vendin e ngjarjes thanë se turma prej rreth 500 personash gjithashtu përfshinte fëmijë dhe adoleshentë.

Asnjë fëmijë nuk u plagos, por një numër i adoleshentëve janë dërguar në spital.

Raportet kontradiktore duke cituar dëshmitarët thonë se mund të kenë qenë të paktën dy sulmues që kanë shtënë në turmë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT