SHBA: Presim me padurim të punojmë me qeverinë e re të Turqisë

Shtëpia e Bardhë deklaroi se pas zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi, presin me padurim që të punojnë me parlamentin dhe qeverinë e re.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mezi presin të punojnë me parlamentin e ri të zgjedhur dhe me qeverinë e ardhshme dhe të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt ekonomik dhe të sigurisë me Turqinë” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest dhe shtoi “Ne angazhohemi të vazhdojmë bashkëpunimin e afërt politik, ekonomik dhe në siguri”.

Ai rikujtoi se janë brenda një koordinimi të vazhdueshëm me Turqinë për të penguar luftëtarët e huaj dhe shtoi “Ne jemi të kënaqur nga të gjitha ato që ka bërë Turqia deri më sot”.

Ndërsa Pentagoni deklaroi se në mënyrë që të pengohet kalimi i luftëtarëve të huaj nga Turqia në Siri, mund të zbatohet edhe opsioni që Turqia të mbyllë kufirin me Sirinë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren, deklaroi se janë duke vlerësuar mënyrat për të zbatuar presion drejtpërsëdrejti në kufijtë ajror dhe për përdorimin e forcave rajonale në rajon. /trt/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT