SHBA, nënë e bijë lindin së bashku dy fëmijë në të njëjtin spital (Foto)

“E dinim që do të lindnim pak a shumë në të njëjtën periudhë,  por nuk e dinim aspak që do të ndodhte në të njëjtën ditë. U tronditëm kur kuptuam që ishte duke ndodhur”.

E pabesueshme, por e vërtetë, aq më tepër kur mendohet që dy nënat e reja në këtë rast, Angela Patram 37 vjeçe dhe e bija Teranisha Billups, 20 vjeçe, janë nënë dhe bijë.

Të dyja lindën në “Tampa General Hospital” në Florida në SHBA, ku nëna lindi një vajzë, ndërsa e bija lindi një djalë në 34 minuta distancë.

Angela punonte si infermiere e në kirurgjinë onkologjike brenda të njëjtit spital, ndërsa e bija studionte për biologji në Florida A&M University dhe është një asistente mjekësore.

Pasi e ëma lindi në orën 06:29 motrën e re të Teranishës, Rayna Simone, në orën 07:03 ishte pikërisht Teranisha ajo që i dhuroi një nip mamasë, duke nxjerrë në dritë një djalë, Jerry Michaud, Jr.

Dy lindje të këtij lloji, përfaqësojnë sigurisht një rast të rrallë, kanë thënë drejtuesit e spitalit. “Jam në këtë sektor prej 29 vjetësh dhe mund të kem parë të paktën 14.000 lindje, – ka thënë doktor Atef Zakhary, i cili ka kryer operacionin në të dyja rastet, por nuk kam parë asnjëherë një mama dhe vajzën e saj të lindin në të njëjtën ditë. Dhe vetëm 34 minuta distancë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT