SHBA drejt dislokimit të armëve të rënda në Evropën Lindore

HBA-ja po përgatitet të dislokojë tanke, makina luftarake dhe armë të tjera të rënda në vendet e Balltikut dhe të Evropës Lindore për shkak të një agresioni të mundshëm rus, shkruan gazeta amerikane ”New York Times”.

”Nëse plani miratohet, atëhere kjo do të jetë hera e parë që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë që SHBA-ja dislokon pajisje ushtarake në vendet anëtare të NATO-s”, thekson gazeta.

”Pajisjet ushtarake që do të dërgohen janë të mjaftueshme për 5 000 trupa”, shton një raport i cituar nga kjo gazetë.

”Propozimi i Departamentit amerikan të Mborjtjes duhet të nënshkruhet nga sekretari Ash Carter dhe nga Shtëpia e Bardhë. Zyrtarë të lartë të administratës thanë se propozimi pritet të miratohet në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Bruksel”, tha ”New York Times”. /atsh/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT