Shazam vjen me një risi të re

Aplikacioni i njohur Shazam i cili aktualisht ka diku rreth 100 milion përdorues do të sjellë edhe një risi të re dhe mjaftë interesante.
Deri më tani ky aplikacion ka mundësuar që me një te prekur te butonit nga telefoni juaj i mençur të gjeni këngën që ju po e dëgjoni diku, mirëpo nuk po e dini titullin e saj. Tani ky aplikacion po vjen me risin e re edhe për produkte ushqimore.
Këtë risi e bënë publike udhëheqësit e kompanisë siç raporton Reuters. Kompania Shazam arriti të mbledh rreth 30 milion dollar fonde në mënyrë që të zhvilloj edhe më tutje këtë aplikacion. Behët e ditur se mënyra e punës së aplikacionit do të jetë e njëjtë, ajo që ju duhet të bëni është që të ofroni telefonin e juaj të mençur pranë produktit ushqimor dhe të klikoni në butonin e Shazam dhe automatikisht do të merrni informacione të detajuara për atë produkt.
Shakam është zhvilluar që nga vitit 1999 dhe deri më sot ka mbet njëri ndër 25 aplikacionet më të shkarkuara. /DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT