Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka bërë të ditur se se Xherdan Shaqiri është dukshëm më mirë dhe do të vendosë rreth inkuadrimit të tij vetëm të dielën, në ditën e ndeshjes kundër Chievos.
Ylli kosovar ka qenë rezervist te Nerazzurrët në javët e fundit ku në vend të tij Mancini ka inkuadruar brazilianin Hernanes.
Por, strategu i Interit ka paralajmëruar se Shaqiri mund të rikthehet në formacionin e parë në duelin e radhës.
“Nesër do të vendosim. Shaqiri është shumë më mirë, po ashtu edhe Hernanes. Nuk kemi probleme të posaçme”, deklaroi Mancini në konferencë për shtyp.
- Advertisement -