Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri e ka kundërshtuar vendimin e trajnerit Roberto Mancini për të mos e inkuadruar në lojë në ndeshjen e kthimit kundër Wolfsburgut në Giuseppe Meazza, në kuadër të Europa League.
Ylli kosovar u ngroh por nuk u inkuadrua në lojë nga Mancini.
Dhe, kjo zgjoi një reagim prej tij.
“Pse duhet të ngrohem nëse nuk do të luaj?”, tha Shaqiri, ka bërë të ditur “Mediaset Premium”.
Inter humbi edhe ndeshjen e kthimit me rezultat 2:1, dhe u eliminua nga gara.
- Advertisement -