Shaqiri: Mjaft me gabime, mund t’ia dalim!

Ishte një nga lojtarët me pritshmërinë më të lartë për këtë ndeshje, por doli pa bërë atë që pritej prej tij. Xherdan Shaqiri ka komentuar humbjen në Gjermani, duke thënë: “Në fillim kemi luajtur mirë, por më pas erdhi goli i tyre i parë dhe momenti ynë i keq. Nuk është e mundur të pësojmë kaq shumë. Ne kemi lojtarë të mëdhenj. Duhet të shikojmë përpara dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër. Duhet të japim gjithçka dhe të mësojmë nga gabimet e kësaj ndeshje. Pa gabime mund t’ia dalim mbanë. Por pa gabime.”
- Advertisement -

MË TË FUNDIT