Shaqiri, kapiten i Kosovës?

Xherdan Shaqiri është i superkritkuar për faktin se luan me Zvicrën dhe jo me Shqipërinë. Mesfushori me tipare sulmuese është pjesë e kombëtares helvete dhe në qendër të vëmendjes, pasi deklaratat e tij kanë qenë shpesh herë shumë të ashpra, pa harruar faktin se ka akuzuar edhe FSHF-në se i ka kërkuar lekë. 

Një udhëkryq i ri është hapur për të: Kosova. Ekipi i vendlindjes së tij është pranuar në UEFA dheFIFA dhe tashmë pret përgjigjen e Shaqirit. Ftesa është automatike. Në një deklaratë të tij për mediat zviceraine, “Shaqja” ka lënë derën hapur për Kosovën.

Në jetë nuk i dihet kurrë. Unë jam i lumtur që Kosova është pranuar në FIFA, por nuk kam pasur asnjë telefonatë, asgjë. Çfarë ndodh nëse Kosova më kërkon të bëhem kapiteni i saj? Atëherë normale që do të mendohem, është e qartë. Natyrisht që jam i zhgënjyer, sepse ka pasur një hierarki që duhej respektuar. Gjithkush dëshiron të jetë kapiten”, – shprehet Shaqiri për Blick. 

Lojtari është shumë i zhgënjyer që nuk është emëruar kapiten i Zvicrës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT