Shaqiri ikthehet në Gjermani?

 

Interi i dëshiron me çdo kusht shërbimet e kroatit Ivan Perishiq nga Wolfsburgu dhe në ofertë për të raportohet se është përfshirë edhe mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri.

Dje është raportuar se Interi ka ofruar 2 milionë për huazimin e kroatit, me mundësi blerje për 13 milionë euro, por klubi gjerman ka kërkuar 20 milionë euro për të.

Sot, “La Gazzetta dello Sport” raporton se Interi mund ta përfshijë Shaqirin në ofertë, për të ulur çmimin që po kërkon Wolfsburgu për Perishiqin, transmeton Koha.net.

Javën e kaluar Shaqiri ishte afër transferimit te Stoke City në Angli, kurse sot përmendet një rikthim i mundshëm në Bundesliga.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT