Shalke interesohet për Shkëlzen Gashin

 

Pas lajmeve për interesimin e Lacios dhe takimin mes Tares dhe babait të Gashit, i cili është edhe menaxheri i tij, së fundmi “Blick” raporton se është Shalke skuadra që ka shfaqur interes për shërbimet e Gashit.
Për trajnerin Roberto di Mateo, Gashi duket një alternativë interesante për të zëvendësuar Huntelar, tashmë 31-vjeçar dhe që ka kaluar një sërë dëmtimesh. Presidenti i skuadrës zvicerane është shprehur se nuk lejon që transferimi i Gashit të bëhet për më pak se tetë milionë euro, ndërkohë që mbetet për t’u parë gatishmëria e “aspirinave” për të shpenzuar një shumë të tillë për shqiptarin.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT