Shala: Titulli do t’i takoj Ferronikelit

Mbrojtësi i krahut të KF Ferronikelit, Haxhi Shala, në një prononcim për faqen zyrtare të KF Ferronikelit në Facebook, ka folur për formën e tij aktuale që po kalonë, për rezultatet e mira që ka skuadra, dhe për punën e madhe që po bënë trajneri Gani Sejdiu.
Shala ka thënë për faqen zyrtare të klubit në Facebook, se po kalon një formë të shkëlqyer, dhe kjo si rezultat i angazhimit maksimal.
“Unë po kaloj nëpër momente shumë të mira bashkë më skuadrënJamë në formë të mirë dhe po angazhohem maksimalisht për rezultatet e skuadrës të cilat janë shumë të mira deri me tani.
Ky është viti i dytë që po aktivizohem për skuadrën e parë dhe jam shumë i kanqur më hapsirën që trajneri po ma jep”, ka thënë Shala.
Sipas mbojtësit anësor Ferronikeli do të shpallet kampion nëse vazhdon me këtë ritëm.
“Besoj që forma ime dhe e skuadrës do të vazhdoj kështu deri në fund dhe pres që të dalim kampion”, ka shtuar Shala.
Shala ka kontratë me Ferronikelin deri në vitin 2016  dhe është ndër më meritorët për sukseset e skuadrës nga Drenasi.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT