Shala: Popujt që kanë këngëtare si Pagarusha janë të bekuar

Në ditëlindjen e 83-të të Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar këngëtaren e shquar shqiptare.

Me këtë rast, ai u shpreh se Pagarusha me zërin e saj të mrekullueshëm, i ka dhënë kulturës së Kosovës vlera të përhershme, duke u bërë njëherësh burim frymëzim për breza të tërë.

Zëri i saj ka kumbuar fuqishëm përgjatë dekadave të tëra, duke na mbajtur gjallë dashurinë për kulturën, të bukurën dhe shpresën për një të ardhme ma të ndritshme, u shpreh Shala, dhe shtoi se popujt që kanë këngëtare si Pagarusha janë të bekuar.

Ai më tej u shpreh se arti i Pagarushës, është dëshmi e fuqishme e identitetit të Kosovës dhe një vlerë e jashtëzakonshme me të cilën krenohet vendi ynë.

Po ashtu, Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë kulturën e pasur të Kosovës, duke e promovuar, nxitur dhe ruajtur atë si vlerë për brezat e ardhshëm.

Shala ndër të tjera u shpreh se artistet si Nexhmije Pagarusha na nxisin që të punojmë edhe më shumë dhe më me përkushtim për Kosovën tonë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT