Shala i “Shqiponjave të Zeza” pyet Ferronikelin: Cila fushë ju bëri kampion vjeshtor

 

Tifozët e Drenicës të njohur me emrin “Shqiponjat e Zeza”, janë kundër vendimit të Ferronikelit që ndeshja në mes të Ferronikelit dhe Drenicës të luhet në Prizren.
Sipas kryetarit të “Shqiponjave të Zeza”, Valon Shalës, Ferronikeli i ka harruar të mirat e Shqiponjave”, pasi kur kanë hyrë në Superligë i kanë ndihmu shumë.
“Kur Nikli ka hy në Superligë, ne tifozët e KF Drenicës e kemi përkrah shumë, duke i dhënë një përkrahje të madhe në shkallët e stadiumit “Bajram Aliu”, vetëm e vetëm se është klub drenicak. Por sot Nikli e ka harruar këtë, duke u zhvendosur në Prizren, për një arsye banale. Ju mund ta shihni fushën e cila është në gjendje shumë të mirë. Në këtë fushë Nikli u shpallë kampion vejshtor. Në këtë fushë, Nikli por kryeson Superligën”, ka thënë Shala për DrenicaPress.
Ai ka thënë se “Shqiponjat e Zeza” nuk do të shkojnë në mënyrë të organizuar në Prizren, pasi kushtet financiare e bëjnë të veten.
“Nuk kemi arritu ta sigurojmë një autobus për nesër, për të shkuar në mënyrë të oragnizuar në Prizren. Por gjithsesi “Shqiponjat e Zeza” do të jenë në Prizren”, ka thënë Shala.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT