Njohësi i çështjeve politike në vend Krenar Shala, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” e ka quajtur satelit të Hashim Thaçit, nënkryetarin e parë të LDK-se, Lutfi Hazirin i cili është bërë pjesë e grupit punues të LDK-së për arritjen e një marrëveshje me LVV-në, për koalicion paszgjedhor.

Gashi ka thënë se votuesit kanë votuar për ndryshime dhe se e kanë dënuar edhe Lutfi Hazirin në Gjilan.

Postimi i plotë Shales:

“Ky Luta, sateliti i Hashimit, kur ish puna me bo koalicion me PDK-në, kurrfar kushtesh nuk kish, madje e bojshin koalicionin n’shpejtsi t’dritës, a knej me VV-në kishe po qes kushte parimore. Po harron papaku që populli ka votu për ndryshim, e kundër gjeneratës së kleptokracisë, se bashku me gardën e vjetër që ju ka ndihmu në mirëmbajtjen e kësaj kaste kleprokratësish, ku përfshihet edhe Luta, të cilin e denoi votuesi edhe në “bastionin” e tij, në Gjilan.
A e din o Lutë që me kto budallalika po i nimon Binit e po e shkatrron partinë tonde? Hej, Vjosë, ti ku je, krejt Kosovën ktu e ke” ka shkruar Shala.