Dritan Shakohoxha ka folur fjalë të mëdha për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Kosova është duke shkëlqyer në futboll dhe është tash e 15 ndeshje pa humbje, derisa dje fitoi 2-1 ndaj Çekisë, shkruan Reporteri.net

Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha ka gjetur fjalët më të bukura për ta përshkruar Kombëtaren e Kosovës.

“Kjo Kosovë është shumë e bukur, shumë spektakolare, të emocionon jashtëzakonisht shumë, kjo Kosovë nuk është zjarr, por është flakë,” ka thënë Shakohoxha.

Ai madje është i bindur se Kosova do të jetë në Euro 2020.

“Kjo Kosovë është aq e bukur dhe meriton që ta zbukurojë Evropianin, nuk e di si kualifikohet përmes fazës së grupeve apo nga Liga e Kombeve.

Tutje ai tha se është e kot t’ia mbyllesh dyert kosovarëve, pasi ata gjithmonë në një formë apo tjetrën do të shfaqen.

“Kosovarëve mund t’ia mbyllësh të gjitha dyert, por ata përsëri do të shfaqen, ashtu siç u shfaqën si shtet, u shfaqën si Përfaqësuese, në Evropian besoj që do ta kemi një skuadër dhe shqiptarët do të jenë atje me Kosovën,” përfundoi Shakohoxha. /Reporteri.net/