Që nga dorëheqja e “Qeverisë Haradinaj”, vendi ka mbetur pa përfunduar shumë punë, gjë që sipas njohësve të proceseve politike ato do të jenë barrë dhe sfidë e qeverisë së re.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka thënë për rtv21, si sfidën më të madhe në rrafshin e politikës së jashtme e konsideron kthimin në tryezë të bisedimeve me Serbinë.

Edhe profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, vlerëson se Kosova në politikën e jashtme ka probleme serioze me të cilat duhet të ballafaqohet qeveria e ardhshme.

Demhasaj dhe Baraliu kanë vënë në pah edhe sfidat e brendshme që e presin ekzekutivin e ri të Kosovës.

Theksojmë se edhe tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur që të dakordohen për të bashkëqeverisur, derisa Kuvendi i Kosovës është konstituuar më 26 dhjetor të vitit të kaluar.