Sevilla afër finales, Napoli barazon në shtëpi

Sevilla ka arritur që ta ha për së gjalli Fiorentinan në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Europa League të zhvilluar në Spanjë, teksa nga ana tjetër Dnipro ka befasuar keq Napolin duke nxjerrë një barazim në Itali.

Sevilla e filloi mirë ndeshjen, kur Vidal pas 17 minutash lojë e hapi llogarinë për 1-0.

Në pjesën e dytë Viola provoi të barazonte, por nuk ia doli pasi Vidal shpejt e dyfishoi epërsinë për 2-0 (52′), para se ndeshjen ta përfundonte Kevin Gameiro (75′) për 3-0 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Dnipro në anën tjetër keq ka befasuar Napolin në ndeshjen që është zhvilluar në San Paulo.

Pas një pjese të parë pa gola, ishte Lopez ai që (50′) shënoi për 1-0 dhe epërsinë e Napolit.

Por, pasi napolitanët nuk shënuan, ishte Seleznyov ai që barazoi për 1-1 dhe një gol super të rëndësishëm për ekipin e tij që vlen shumë.

Ndeshjet kthyese në Firenzë dhe Dnipropetrovsk zhvillohen pas një jave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT